Dita e Brigadës shënohet në “dy gjuhë” valle shqipe e maqedonase në kazermën ushtarake (VIDEO)

Me valle shqipe e maqedonase u shënua dita e formimit të Brigadës së Tretë Goditëse të Armatës. Manifestimi i sotëm që u mbajt në kazermën ‘’Boro Menkov’’ në Kumanovë, filloi me rreshtimin e ushtarëve dhe marshin e tyre.

Komandanti i çetës së parë Lulzim Nuredini foli për historikun e batalionit të tretë dhe tha se ky grup është ndër njësitë më të vjetra në luftën çlirimtare popullore dhe se krenohet me aksionet e veta të suksesshme.

“Rruga luftarake e brigadës së tretë goditëse të Maqedonisë, njëra ndër njësitë më të vjetra në kuadër të luftës çlirimtare popullore (LÇP), ishte e pasur dhe e mbushur me luftëra dhe aksione. Ajo luajti një rol të rëndësishëm për zgjerimin e vëllazërisë dhe bashkimit, e cila mund të shihet edhe nga përbërja etnike e luftëtarëve duke përfshirë maqedonas, shqiptar, serb, vlleh, rom dhe të tjerë”, tha Lulzim Nuredini.

Për ditëlindjen e Brigadës, kazerma e Kumanovës hapi dyert për publikun, dhe para qytetarët tregoi arsenalin dhe kushtet brenda.

Gene Stanajkovski, nuk është se i ka lënë përshtypje parku i makinave në kazerme, dhe ankohet se pak po investohet në ushtri.

“Këto mjete që i ka kjo njësi, në bazë të punës së saj, mendoj që do t’i kryej dhe do t’i përmbush detyrat e saj. Ndoshta është e nevojshme që të ketë mjete më bashkëkohore që kjo njësi të mund të intervenoj më shpejtë”, tha Gene Stanajkovski.

Një tjetër qytetar, Valon Memeti, thotë se armatimet për ushtrinë asnjëherë nuk janë të mjaftueshme por se s’duhet ankuar për pajisjet aktuale që ka armata.

“Besoj se çdo gjë nuk është e mjaftueshme, por po të ketë edhe më tepër armatim do jetë edhe më mirë, po edhe kjo nuk është keq”, tha Valon Memeti.

Dita e brigadës së tretë goditëse të Maqedonisë shënon 73 vjetorin e saj që prej themelimit në vitin 1944 në fshatin Zheglanje./Tv21