Dita e parë e Obamës jashtë Shtëpisë së Bardhë

Ish-Presidenti Barack Obama i është rikthyer jetës së tij si qytetar i thjeshtë në ditën e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Obama ka shkuar këtë të shtunë në palestër, zbulon Daily Mail.

Ai është fotografuar duke u drejtuar për në Thunderbird Country Club në Rancho Mirage, Kaliforni, për një seancë një orëshe stërvitjeje.

Vetëm një ditë pas largimit nga zyra, Barack ndodhet në zonën e Palm Springs për pushime. Ai dhe Michelle po qëndrojnë në vilën e ambasadorit spanjoll James Costos dhe bashkëshortit të tij, Michael Smith në Rancho Mirage.