Djalë apo vajzë, ja çka pret Adelina Ismaili? (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili është në pritje të fëmijës së saj të parë

Por, misteri se çfarë do të lind ajo ende është duke qarkulluar nëpër fansat e saj të cilët kanë filluar thashethemet për gjininë e bebes që do ta sjell njëra prej këngëtarëve më të njohur në trojet shqiptare.

Spekulimet e para thonë se fëmija mund të jetë më përpara i gjinisë femërore.

Adelina është duke e pritur fëmijën e parë me partnerin e saj, që tashmë janë burrë dhe grua, Vali Krasniqi.

Megjithatë, Express ka mësuar nga burime shumë të afërta me çiftin se arsyeja pse ende ata nuk e kanë treguar gjininë e bebes është se as ata nuk e dinë atë .

Kjo edhe për shkak se në Zvicër mjekët nuk e tregojnë gjininë e fëmijës deri në muajin e shtatë të jetës së tij brenda trupit të nënës.

Kështu deri atëherë ende nuk dimë se çfarë gjinie do të sjellë në jetë, Adelina Ismaili. /GazetaExpress/