Djali 7-vjeçar i cili u masakrua nga nëna shqiptare, mbi 11 orë në operacion

Ka zgjatur më shumë se 11 orë operacioni i djalit 7-vjeçar, i cili një ditë më para u masakrua me thikë nga nëna e tij, Elida Zero në Torino, që më pas vrau edhe veten duke u hedhur nga kati i 8 i ballkonit.

Mediat italiane raportojnë se fëmija ka dalë nga salla e operacionit të spitalit Regina Margherita dhe ndodhet në reanimacion nën kujdesin intensive të mjekëve, pasi gjendeja e tij vijon të jetë ende kritike.

Mjekët thonë se fëmija iu nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në të njëjtën kohë.

“Djalit iu operua në të njëjtën kohë mushkëria, mëlçia dhe shpretka dhe më vonë iu rindërtua tendinat e gishtave të masakruara nga giodtitjet me thikë”, u shprehën mjekët.

Ndërkohë edhe babai i fëmijës është marrë në pyetje për gati 11 orë. Në dëshminë e tij të gjatë ai tha se kishte shkuar në mëngjes për të vizituar djalin e tij, në banesën ku ai jetonte bashkë me të ëmën dhe më pas doli jashtë për të blere cigare dhe për të konsumuar një kafe. Por ai ka shpjeguar se kur është kthyer ka gjetur ish-gruan të vdekur, ndërsa djalin e tij të plagosur.

Sipas disa fqinjëve Elida Zero ka pasur probleme me depresionin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti. Gruaja ishte kthyer në Torino kohët e fundit, pasi kaloi disa javë me djalin e tij në Marsejë, në shtëpinë e motrës.

(Në foton kryesore nena e 7-vjeçarit)