Djali i Pablo Escobar rrëfehet për fëmijërinë, ishte si të jetoje në Disneyland

Djali i lordit më famëkeq të drogës në botë, Pablo Escobar, thotë se fëmijëria e tij ishte si të jetoje në Disneyland (Parkun e madh të lojërave për fëmijë në Paris).

Juan Pablo Escobar, djali më i madh i kriminelit kolumbian, u rrit në shtëpi luksoze me kafshë si elefantë e zebra në oborrin e shtëpisë.

Pavarësisht se iu desh të ndryshonte emrin dhe të largohej nga Kolumbia kur babai i tij vdiq dhe perandoria e tij e kokainës u shkatërruar në vitin 1993, Juan thotë se e adhuron babain e tij.
“Ishte si të jetoje në Disneyland, elefantë, motorra, gjëra të shumëllojshme dhe shumë para për të shpenzuar,” tha Juan Pablo për “60 minutes”
“Unë do të jepja jetën time për të. Nuk ka asnjë mundësi që unë ta urrej babain tim, sepse nuk e dija ekzaktësisht se çfarë bënte ai”.

Nga një familje e varfër në qytezën e Medelin, Esobar u bë personi më i kërkuar në botë. Gjatë kulmit të trafikut të kokainës, Esobar fitonte 420 milionë dollarë në javë.