Djali i Schumacher do të garojë në Formula 3

Tashmë është zyrtare. Djali i 7 herë kampionit të botës, Micheal Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3.

Mick Schumacher e mbylli këtë sezon në vendin e dytë të kampionatit të Formula 4 në Gjermani.

Ai do të vazhdojë të jetë një pilot i makinës italiane “Team Prema”, me të cilën konkurroi edhe këtë sezon.

Mick ka kryer që tani disa teste me makinën e re që do të përdorë në Botërorin e Formula 3, duke fituar “Indian Run MRF Challenge”, që u zhvillua javën e kaluar në Dubai.