Djali që shpenzoi 80 000 dollarë për t’u dukur si Britney Spears

Bryan Ray i ka kushtuar jetën e tij këngëtarës së famshme, Britney Spears. Ai ka shpenzuar $80 000 në më shumë se 90 operacione që të bëhet njësoj si ajo. Tani të gjithë miqtë e tij e thërrasin ‘Britney.’

Fiksimi i tij ndaj saj filloi kur ai ishte 17 vjeç. “Ajo ishte ylli më i madh në botë, dhe unë thjesht u fiksova shumë pas saj,” – tha Ray për InsideEditon.com.

Që atëherë, Ray ka qenë në cdo koncert të saj e kujton cdo kërcim të saj, dhe e ka takuar yllin e popit 3 herë.