Djathi çelsi i një jete të shëndetshme

Djathi mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme.

Në një studim që është mirëpritur botërisht, studiesit nga Universiteti i Kompenhagenit zbuluan se djathi na bën mirë për zemrën.

Ata i kërkuan 139 të rriturve të merrnin pjesë në studimin 12 javor të të ngrenurit djath – një e treta e grupit të hante 80 g djath të zakonshëm çdo ditë, dhe një e tretë tjetër 80g djath me nivel të ulët yndyrne.

Grupi tjetër nuk duhet të hante djath fare, por 90 g bukë me reçel.

Shkencëtarët zbuluan se grupi i cili konsumoi djath me yndyrnë të lartë nuk kishte ndryshime në nivelin e kolesterolit, masën e belit apo presionin e gjakut. Në fakt, shëndeti i tyre u përmirësua.

Studimi, i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, raportoi se ngrënia e djathit përmes një diete të shëndetshme mund të na mbrojë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të metabolizmit, falë rritjes së kolesterolit “të mirë”.

Por ka edhe një arsye më shumë për të ngrënë djath – sipas një studimi të fundit japonez konsumimi i tij parandalon akumilimin e djamith mëlçi, ndërkohë që të tjerë kanë sugjeruar se na ndihmon të flemë gjumë më mirë, na bën më të lumtur dhe madje të humbasim në peshë.