Djegiet më bënë njeri më të mirë


Një grua e cila vuajti një djegie të gradës së tretë në 85% të trupit të saj pasi u shkatërrua në një ferr të ditës së Vitit të Ri, kur furgoni i xhaxhait të saj u përfshi nga flakët, thotë se ngjarja i “rizgjoi besimin në humanitet”.

Ashtu siç dhe Danielle Branch e përshkruan veten, “vajza mendjemadhe”, gjithmonë mburrej me format e saj trupore dhe flokët e gjatë por pavarësisht pasojave të tmerrshme të  31 dhjetorit të vitit të kaluar, ajo është e lumtur për atë që ndodhi.

30 vjeçarja nga Anglia falenderon Katie Piper, e cila gjithashtu mori djegie masive nga një sulm me acid, – që e ndihmoi të pranonte jetën dhe pamjen e saj të re.

“E kuptoj sa me fat jam që mbijetova dhe kam të gjithë gishtat. Dikur varesha nga pamja ime fizike por tani jam mirënjohëse që jam një person i mirë,” tha Danielle në një konferencë të mbajtur në fondacionin e Katie.

3916914B00000578-3821602-image-a-11_1475589925801