Dnevnik: O një Maqedoni shqiptare, ose nuk ka qeveri!

Gazeta maqedonase “Dnevnik” në artikullin e saj sot ka shkruar se në bazë të kushteve të partive shqiptare, ata dëshirojnë që Maqedonia të shndërrohet në një Maqedoni shqiptare, ose sipas tyre nuk do të ketë fare qeveri.

Barazi e plotë për shqiptarët dhe maqedonasit, hyrje në NATO, që nënkupton ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ridefinimin e rendit kushtetues, gjuha shqipe te jetë gjuhë e dytë zyrtare, Prokuroria Speciale të qëndrojë kategori kushtetuese, Presidenti i shtetit të jetë shqiptar, kyreminisitër ose Kreytari i Kuvendit. Këto janë disa nga kërkesat e BDI-së, koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” dhe koalicionit “Rilindje me BESË”, që do të ulën në tryezën e bisedimeve për mandatarin e ardhshëm mes Nikolla Gruevksi ose Zoran Zaev për formimin e qeverisë, shkruan Dnevnik.

Për VMRO-DPMNE është e qartë se nuk do i pranoj kërkesat e tilla, dhe mbetet të shihet se vallë Zoran Zaev do ti pranoj kërkesat e parashtruara, nga të cilat nëse gjykohet në bazë të asaj që ka cekur gjatë fushatës zgjedhore, dy nga ato kërkesa nuk do të jenë të diskutueshme gjuha shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë dhe përfshrija e PSP në Kushtetutë. Përderisa edhe Zaev nuk pranon kërkesat nuk është e mundur formimi i qeverisë së re, sepse as VMRO-DPMNE dhe as LSDM nuk kanë siguruar më së paku 61 deputet për tu formuar qeveri e re.

Kushtet e Ali Ahmetit për të qenë pjesë e qeverisë janë: gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare në gjithë territorin, konsensus vendimmarrës për të gjitha çështjet e rëndësishme politike dhe shoqërore, barazi e plotë ekonomike, zgjidhja e problemit me emrin për antarësim sa me të shpejtë në NATO dhe PSP të përfshihen në Kushtetu deri në antarësimin në NATO.
Lideri i koalicionit “Rilindje me BESË” Bilall Kasami, i potencoi kërkesat e tij nëse thirret për të qenë pjesë e qeverisë së re. “Lëvizja Besa do të participojë në qeverinë e re veteëm nëse nuk ka politikan që për ato udhëhiqen vepra penale që janë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Publike Speciale. Do të marrë pjesë në bisedime nëse pranohet diskutimi për ridefiminin e sistemit kushtetues-ligjor të vendit. Partia do të jetë pjesë e negociatave për qeverinë e re vetëm nesë marrëveshja për qeverinë të jetë transparente për publikun dhe me afat prezic” tha Kasami.