Do iki nga biznesi do bëj Amerikën të Mrekullueshme

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të largohet përfundimisht nga biznesi për tu fokusuar në presidencë dhe për të shmangur konfliktin e interesit.

Trump tha se do të fliste më shumë rreth planit të tij në një konferencë për median me fëmijët e tij muajin tjetër.

Përmes një postimi në Tweeter, më 30 nëntor ai shkruan: Do të mbaj një konferencë të madhe në qytetin e Nju Jorkut me fëmijët e mi më 15 dhjetor për të diskutuar që unë do të largohem tërësisht nga biznesi im i madh me qëllim që të përqëndrohem në udhëheqjen e shtetit  me qëllim që ta bëj Amerikën e Mrekullueshme sërish”

Ndërkohë Steven Mnuchin është konfirmuar si i përzgjedhuri për postin e sekretarit amerikan të Thesarit.

Mnuchin, i cili është drejtori i financiar i fushatës zgjedhore konfirmoi se miliarderi Ëilbur Ross është përzgjedhur për postin e si sekretarit të Tregtisë