Do shpëtoj botën nga të gjitha sëmundjet!’ Themeluesi i Facebook zyrtarizon misionin e ri

Themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg është duke filluar një mision të ri botëror: Të shpëtojë njerëzimin nga të gjitha sëmundjet, nga epidemitë ndërkombëtare si HIV dhe AIDS, tek kanceret më të përhapura dhe sëmundjet përgjegjëse për miliona të vdekur cdo vit.

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan para pak muajsh deklaruan se fondacioni i tyre do të dhurojë 3 miliardë dollarë për të zhvilluar një plan për “kurimin e të gjitha sëmundjeve” deri në fund të shekullit XXI.

“International Buisiness Times” raporton se tashmë  47 shkëncëtarë kanë filluar kërkimet.

Kjo nismë ka si qëllim t’u japë mundësinë hulumtuesve shkencorë të fokusohen në projekte më të rrezikshme dhe kërkiem intensive.

“Kështu do të kemi mundësi të shikojmë projekte që mund të kërkojnë 20 apo 50 vite”, citon “syri.net” Zuckerberg.

Drejtuese e projektit do të jetë neurobiologia Cori Bargmann, e cila ka dhënë kontributin e saj në disa studime shkencore mbi kancerin e sëmundje të ndryshme.

Shkencëtarët në të tri universitetet do të kenë gjithashtu mundësi të punojnë për një periudhë 5-vjeçare për ide të rrezikshme dhe ambicioze, që nuk financohen nga burime tradicionale.