Do të ju dashurojë menjëherë: 5 këshilla si ta përvetësoni me mesazhe

Telefonin në dorë dhe shtyp SEND! Është mjaft e thjeshtë si t’i hyni nën lëkurë (përsëri) dhe të ngrohni pasionin e lidhjes. Mjafton vetëm të ndiqni këshillat tona të vogla dhe të merrni telefonin në duar!

Bëhuni më e ngrohtë

Edhe pse është korrespondencë për gjëra logjistike apo që duhen kryer, shtoni pak ngrohtësi në të. Në vend që të shkruani “Kur do të kthehesh në shtëpi?” dërgoni “Mezi po pres të kthehesh në shtëpi. Kur vjen? ”

Ktheni spontanitetin

A ju kujtohet se dikur, në fillim të lidhjes shkruanit thjeshtë “Po mendoj për ty”? Ktheni këto mesazhe në lojë. Është e thjeshtë, por shumë efektive. Kur keni një ditë të keqe, një mesazh i tillë menjëherë do të ju disponojë.

Surpriza pa fund

Që të dy jeni në shtëpi? Dërgoni të dashurit një mesazh të ëmbël nga dhoma tjetër kur zgjoheni nga pushimi i pasditës. Ose më mirë, dërgoni ftesë sexy në dhomën e gjumit me një foto të pjesës së tij të preferuar të trupit tuaj.

Distanca mund të jetë argëtuese

Nëse njëri prej jush është jashtë qytetit, shfrytëzojeni largësinë për aromatizimin e gjërave. Dërgoni ca mesazhe erotike që do ta paralajmërojnë se çka e pret kur të kthehet nga rruga.

Teknologjia nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë

E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Mos lejoni që teknologjia të jetë tepër e pranishme në jetën tuaj. Është e rëndësishme që ti leni të gjitha pajisjet teknike kur jeni vetëm dhe thjesht të kënaqeni me praninë e të dashurit tuaj. Gjithçka duhet të ketë kufi. Çdo risi është e mirë, ndryshoni mënyrat si të kaloni kohën dhe të komunikoni ashtuqë kurrë nuk do të kaloni në rutinë.