Do të kemi dy SuperHëna të tjera deri në fund të 2016-s

Kur kushtet janë të duhurat, SuperHënat dominojnë qiellin e natës dhe na japin të gjithëve ne një mundësi të pretendojmë sikur jemi fotografë të klasit botëror.
E ashtuquajtura “SuperHënë” ndodhi fundjavën e kaluar. Por nëse nuk arritët ta shihnit, mos u shqetësoni.
Do të keni mundësi të shihni SuperHënën edhe dy herë brenda këtij viti, përfshi dhe hënën e plotë më të afërt që kemi parë ndonjëherë në këtë shekull.
Por çfarë është një SuperHënë?
Një SuperHënë ndodh kur Hëna bëhet e plotë dhe arrin pikën kur orbita e hënës është më afër Tokës. Ajo duket 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme se herët e tjera.
Hëna e plotë ndodh çdo 13 muaj, kështu që SuperHënat si kjo nuk janë aq të pazakonta, sipas NASA-s.