Doktoresha ‘ngjall’ beben e vdekur duke iu lutur Nënë Terezës

Vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza e Kalkutës u shpall shejntore më 4 shtator, ndodhi një mrekulli.

Drolah Sanchez, një doktoreshë në një spital publik në Filipine shpërndau në facebook-un e saj një postim ku tregonte se si lutja drejt Shejntores i ndryshoi jetën.

Sanchez ishte dëshmitare se si një bebe e vdekur u rikthye në jetë pas lutjeve të saj drejt Nënë Terezës.

Sanchez tregoi historinë në facebook: Një nënë 20 vjeçare do të lindte rreth orës 5.40. Skuadra mjeëkësore e dinte që nuk do të ishte një lindje normale. Kur fëmija lindi, zemra nuk i rrihte.

Kur e ndjeu se duhet të dorëzohej, doktoresha filloi të lutej drejt Nënë Terezës dhe i kërkoi asaj një shenjë. Nëse fëmija nuk rikthehej në jetë, doktoresha do të hiqte dorë nga puna e saj. 15 minuta kishin kaluar e fëmija nuk jepte shenja jete.

E ‘armatosur’ me besimin e saj, doktoresha vazhdoi të lutej derisa fëmija filloi të merrte frymë. Bebja ishte gjallë. Ajo mori emrin Tereza pasi doktoresha Sanchez besoi se ishte një mrekulli nga Shejntorja.