Doktori ka probleme me matematikën (Video)

Ish kryeministri Sali Berisha, gjithmonë tregohet i kujdesshëm në fjalimet e tij në podiumin e Parlamentit, ku denoncon raste me prova e fakte.

Por ka raste, kur vetë ai gabon dhe bën lapsuse të tilla si kjo në këtë video, e cila është shkëputur nga fjalimi i tij në Parlament. Në fakt videoja po bën xhiron në rrjetet sociale, ku duket Berisha duke folur për një shifër, numrin 8. Duke dashur që këtë numër ta tregojë edhen me gishta, Berisha në fakt nga të dyja duart nxjerrë vetëm 7 gishta. Kaq ka mjaftuar dhe kjo video tashmë është përhapur si virus në rrjetet sociale.