Doktori: Këto janë shenjat më të zakonshme të kancerit që të gjithë i injorojnë

Dr Tony Bartone, i cili është zëvendëspresident i Shoqatës Mjekësore të Australisë, thotë se simptomat të cilat janë të vazhdueshme mund të jenë simptoma të kancerit.

Personat të cilët kanë pasur në familjen e tyre persona me kancer gjithmonë duhet të jenë të kujdesshëm, e gjithashtu edhe duhanpirësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, transmeton Telegrafi.

Gripi

Përderisa temperatura e lartë e trupit zakonisht ndërlidhet me gripat e ndryshëm, në raste të rralla mund të jetë edhe përpjekja e trupit për t’i luftuar qelizat kanceroze.

Dhimbje gjatë gëlltitjes

Nëse keni vështirësi të gëlltitni, kjo mund të jetë shenjë e kancerit në fyt apo kancerit ezofageal.

Humbja e peshës

Nëse e vëreni se jeni duke humbur shumë peshë pa ndonjë arsye të caktuar, kjo mund të jetë shenjë e kancerit.

“Humbja e pashpjegueshme e peshës gjithmonë duhet të hetohet dhe ekzaminohet tërësisht. Nëse jeni duke humbur peshë, keni kollë dhe jeni duhanpirës, kjo mund të jetë shenjë se diçka nuk është në rregull me mushkëritë tuaja”, thotë Dr. Bartone.

Lodhja

Dr. Bartone thotë se lodhja mund të shkaktohet si pasojë e shumë diagnozave të ndryshme, dhe kanceri është pjesë e asaj liste.

“Varësisht se kush jeni, çfarë moshe keni dhe faktorë tjerë si historia e familjarëve me kancer, lodhja mund të jetë shenjë e ndonjë lloji të kancerit dhe patjetër që duhet kontrolluar”, shpjegon ai. /Telegrafi/