Donald Trump këndon këngën e Dua Lipas ‘New Rules”

Hiti i fundit i Dua Lipa “New Rules”, që theu rekorde klikueshmërie, është sjellë në një tjetër version, këtë herë e kënduar nga presidenti i Amerikës Donald Trump.

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka realizuar një video-montazh të këngës.

Video përbëhet nga fragmente të fjalimeve të Trump gjatë fushtaës së tij presidenciale dhe refrenit të ‘New Rules’.

Gjithashtu edhe zëri i këngëtares është përshtatur në zërin e Presidentit.