Donald Trump nga Pakistani

Ai kaloi disa vite duke u përpjekur për të bindur botën se Barack Obama nuk ishte një qytetar amerikan, por tani Donald Trump duhet të ofrojë prova se nuk është një jetim nga Pakistani.

Një televizion i quajtur “Neo News”, pretendon se Trump ka lindur në Vaziristan në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan.

Televizioni thotë se ai ka jetuar në vendlindjen e tij deri në vitin 1955,  kur prindërit e tij kanë humbur jetën.

Kanali televiziv tregoi një foto të fëmijërisë së “Trump në Pakistan”. Një Tweet, pohon se Trump ka lindur nga një familje myslimane.

Lajmi ka zënë faqen e gazetave të mëdha botërore, por nuk mund të themi se kjo është e vërtetë plotësisht.