Donald Trump personi i vitit për 2016

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është shpallur personi i vitit nga revista “Time”.
Manjati Trump e merr këtë titull pas fitores së paparishikuar ndaj Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në nëntor.
Zoti Donald Trump është shprehur për kanalin televiziv “NBC” se shpallja person i vitit është një nder dhe ka shumë domethënie per të.
Ai u përzgjodh nga një listë e shkurtër e personave të njohur ku ishin të përfshirë Hilary Clinton, si dhe presidenti rus Vladimir Putin
Edhe ish udhëheqësi i Lëvizjes për pavarësinë e Britanisë, Nigel Farage ishte në listën për rolin e tij në fushatën e suksesshme britanikë të Brexit