Donald Trump shkarkon drejtorin e FBI-së

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e FBI-së James Comey.

Lajmi është bërë publik nga Shtëpia e Bardhë. Sipas medieve amerikane, shkarkimi është bërë pas rekomandimeve që ka bërë Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions.

“Në kombin tonë, FBI-ja është një ndër institucionet më të respektuara dhe tani do të nisë një rrugë të re për forcat e rendit”, është shprehur presidenti i SHBA-së, Donald Trump në vendimin e shkarkimit të Comey.