Donte të bënte selfie bie nga kati i 9

Ky adoleshent shpenzoi 10 minuta të tmerrshme në përpjekje të dëshpëruar për t’u ringjitur mbi çatinë e një ndërtese përpara se të binte për vdekje.

Ai u filmua duke u ngjitur në cep të taracës përpara se të rrëshqiste dhe të binte fatalisht 9 kate më poshtë.

Është e paqartë se çfarë adoleshenti bënte atje, por nga dëshmitë e disa njerëzve thuhet se po përpiqej të bënte një selfie.

Kishte dhe nga ata që aludonin se po përpiqej të kryente vetëvrasje por më pas kishte ndërruar mendje.

Mjekët që shkuan menjëherë në qytezën Novy Urengoy në Rusi thanë se 19-vjeçari kishte vdekur në mënyrë të menjëherëshme.