Donte të shiste virgjërinë për të ndihmuar familjen, por … ia deklarata shokuese e babait të saj

Aleexandra Kefren nga Rumania, kishte deklaruar në televizion se e ka nxjerrë në shitje virgjërinë për një milion euro, meqë i duhen paratë për të ndihmuar familjen.
Adoleshentja 18-vjeçare kishte thënë se me të hollat që do t’i fitonte, do t’i blinte familjes shtëpi dhe me pjesën tjetër do të shkonte në studime, transmeton Telegrafi.
Por, babai i saj ka demantuar gjithçka, duke thënë se ata kanë shtëpi dhe kushte shumë të mira jetese, ndërsa ajo nuk ka nevojë të bëjë një veprim të tillë.
Madje, i ati Toni dhe nëna Elena, e kanë kërcënuar se do ta distancojnë, po që se ajo vërtetë e bën këtë veprim, kinse për të ndihmuar të afërmit.