Donte t’i binte në sy një vajze, adoleshenti bie nga kati i 23-të

 [tonjoo_spb][tonjoo_spb]

Një adoleshent ra nga kati i 23-të i një pallati pas përpjekjeve për t’i rënë në sy një vajze. Megjithatë arriti të mbijetojë pas rënies mbi një makine taksi të parkuar.

Alexander Shadrin, 16 vjeç, ra 70 metra poshtë dhe në mënyrë të habitshme ishte i vetëdijshëm kur arritën mjekët.

Adoleshenti rus ishte ngjitur në kangjellat e ballkonit të apartamentit të tij në Novosibirsk, për t’i provuar guximin përpara shoqes së tij, thonë dëshmitarët.

Por në një moment rrëshqiti duke rënë poshtë, megjithatë arriti t’i shpëtojë vdekjes së sigurt.

Adoleshenti po vuan disa dëmtime serioze por gjëndja e tij është e qëndrueshme nën kujdesin intensive të mjekëve.

Fotot nga skena e ngjarjes tregojnë pjesën e sipërme të makinës të shtrembëruar.