Dorëheqja e papritur e kryeministrit, ja kush pritet të udhëheqë Malin e Zi dhe lidhja e tij e ngushtë me Hashim Thaçin

Ai që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, Dushko Markoviç, të cilin, pas dorëheqjes, pritet ta nominojë vetë Millo Gjukanoviç, rezulton se është mik i afërt i presidentit Thaçi.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, sot ka paralajmëruar se po tërhiqet dhe se më nuk do të vazhdojë si kryeministër.

Kurse, Partia e tij Demokratike e Socialistëve, paralajmëroi se për kryeministër do ta nominojë zëvendësin e tij, Dushko Markoviç.

Por, përveç Gjukanoviçit, i cili njihet për raporte shumë të mira me presidentin Thaçi, të tilla raporte del se ka edhe Markoviç, që pritet të jetë kryeministri i radhës i Malit të Zi.

Në fotografitë e inaugurimit të Thaçit president, shihet se pjesë e ceremonisë ishte edhe vetë Dushko Markoviç.

Markoviç vlerësohet si njeriu më i afërt i Gjukanoviçit në Mal të Zi.