Dramë në një xhami të Gostivarit, besimtarët u frikësuan se dikush i ka lënë bombë

Para tre ditëve me 31 e muajit të kaluar, një person i panjohur është futur në xhaminë Lagja e re që gjendet në rrugën 18 nëntori në Gostivar ku e ka lënë një sef të rëndë 15 kg i mbyllur me shifër elektronike, transmeton Tetova1.

Dje mirëmbajtësi i xhamisë e ka ngritur sefin dhe e ka vendosur në depo, ndërsa kryetari i bordit të xhamisë rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Gostivar, pasi që kanë dyshuar se ndoshta ka diçka brenda.

Është kryer kontroll i plotë dhe në prezencën e prokurorit publik sefi është hapur ku është vërtetuar se ai është i zbrazët dhe se në brendi ka pasur vetëm një prospekt për përdorimin dhe funksionimin e saj.

Sefi i gjetur është fotodokumentuar dhe marr për ekspertizë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Tetova1/