Dramë në spitalin e Tetovës: Therren me thikë mysafirët e pacientes

A.A (42 ) nga fshati Zajas i Kërçovës në  mjediset e Spitalit Klinik të  Tetovës është  therrë  me thikë  nga vëllau i nusës së tij.                               Dhëndri A.A. dhe vëllau i nuses M.D (30) kishin shkuar për ti bërë një vizitë gruas së A.A. dhe motrës së M.D. në “Gorno Strogomishte” në Kërçovë, por vëllau i shqetësuar nga gjendja e rëndë shëndetësore për motrën e saj ka filluar ta akuzoj dhëndrin për gjendjen e motrës. Ai ka nxjerrë thikën dhe ka therrë dhëndrin në shpatulla dhe në këmbën e majtë, njofton policia e Tetovës.                                          A.A ka marrë lëndime serioze, por është jashtë rrezikut për jetë. A.A. është hospitalizuar për kurim të mëtutjeshëm. Vëllau i nusës është larguar, por pas një kohë personalisht është denoncuar në polici në Tetovë.