Drejtoresha maqedonase ka rrogën mujore më të madhe se Donald Tramp (Foto)

Shkup, 8 maj – Një drejtoresh maqedonase në Shkup ka arritur rekordin duke fitur rrogë mujore prej 25 mijë eurove raporton Agjencia e re e Lajmeve www. TOP-NEWS.MK me seli në Shkup,

Bëhet fjal për Jana Stanisavleva e cila është drejtoreshë e re e kompanisë që menaxhon me gazetat ditore maqedonase “VEST” dhe “UTRINSKI”, të cilët para disa ditësh edhe u mbyllën.

Kompania “MEDIA PRINT MAQEDONI” e cila njihet si firmë që kontrollohet nga biznsmeni maqedonase, Jordan Kamcev ka firmosur kontratë me drejtuesen Jana Stanisavleva, ku kjo e fundit do ti mer nga 25 mijë euro në muaj për shkak se do të udhëheq kompaninë deri në falimentimin e plotë të gazetave ditore maqedonase “VEST” dhe “UTRINSKI”.

Ndryshe, kompania “MEDIA PRINT MAQEDONI” para disa ditësh ndërpreu shtypin e dy gazetave dhe mbi 40 gazetar dhe puntorë tjerë i la pa punë. Kjo kompani ishte në shënjestër edhe të aferës së përgjimeve që i publikoi Zoran Zaev,ku dëgjioheshishin se si miliona euro para të shtetit derdhen në gazetat maqedonase në pronësi indirekte të Jordan Kamce, që menaxhon edhe spitalin Axhibadem –SISTINA.