Drejtori i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi për vizitë në Postën e Kosovës

Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi, i shoqëruar nga drejtori për operacione postare Remzi Abdullahi, udhëheqësi i sektorit për IT Gjorgji Kokinovski dhe udhëheqësja e shërbimit të pavarur për cilësi Zana Kadri, po qëndron për vizitë në Postën e Kosovës në Prishtinë,

Ai është takuar me drejtorin gjeneral të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ku është njoftuar me  shërbimet profesionale të Postës së Kosovës.

“Kjo vizitë është vazhdim i bashkëpunimit në mes të dy drejtorive postare, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim më 10.03.2016″, thuhet në kumtesën e Postës së Maqedonisë.