Drejtori i qendres Nacionale per konzervim Memet Selmani perfundon me sukses punet shumevjeçare

Me rastin e përfundimit të suksesshëm të punëve dhe ndërhyrjeve mbrojtëse shumëvjeçare dhe të ndërlikuara në Xhaminë Hajdar Kadi në Manastir.Drejtori i kesaj qendre nacionale Memet Selmani eshte shprehur se kymemet-selmanimemet-2 projekt ka filluar në bazë të Protokolit ekskluziv për bashkëpunim, të nënshkruar në vitin 2012 ndërmjet Qendrës Nacionale për Konservim – Shkup dhe Drejtorisë së përgjithshme të fondacioneve të Republikës së Turqisë, ky institucion profesional disa vite me rradhë ishte i përfshirë drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive në çdo segment të rëndësishëm dhe kryesor të mbrojtjes së këtij monumenti kulturor: punimet hulumtuese, përgatitja e Projektit për konservim, restaurim dhe rindërtim të arkitekturës, Projekti për konsolidim konstruktiv dhe përforcim të objektit, si dhe të rregullimit urban dhe prezantimit të përmbajtjeve arkitektonike dhe artistike në kufinjtë e kompleksit të xhamisë, dhe veçanërisht do të theksojë se si përfaqësues i projekteve konservuese dhe të miratimit, QNK kryente kontroll permanent mbi realizimin e projekteve, ose thënë më qartë inspektim profesional të masave mbrojtëse, si dhe shumë lloje të ndryshme të ndërhyrjeve.

Nga aspekti i konservimit dhe restaurimit, është më se e nevojshme të theksohet se realizimi i Projektit për konservim, restaurim dhe rindërtim të Xhamisë Hajdar Kadi në Manastir, si monument shumë i rëndësishëm kulturor dhe historik i shekullit 16, rëndësi tepër e madhe iu dha respektimit të parimeve të restaurimit, në drejtim të:

1. Mbrojtjes maksimale dhe ruajtjes së origjinalitetit të karakteristikave dhe vlerave arhitektonike, artistike dhe estetike të monumentit (përmbajtje artistike nga jashtë dhe brenda objektit), si dëshmi materiale të krijuara në periudhën klasike të arkitekturës osmane.

2. Vazhdim ose kthim i funksionit origjinal të xhamisë, me anë të së cilës u bë rindërtim i të gjitha elementeve arkitektonike të nevojshme për kryerjen e ritualeve/ceremonive fetare (minare, minber, shadërvan, etj.). Është e rëndësishme të theksohet se rindërtimi i minberit u krye mbi postamentin origjinal, ndërsa në bazë të fragmenteve të ruajtuara origjinale u bë rindërtim i tërësishëm duke i inkuadruar pjesët origjinale, ndërsa rindërtimi i strukturës arkitektonike dhe konstruktive të minares u krye me përdorimin e materialeve dhe teknikave tradicionale të punimit.

3. Për herë të parë në fushën e mbrojtjes dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë, në rregullimin urban të hapësirës në afërsi të monumentit kulturor, u realizua ekspozitë ose “Muze i hapur”, ku në mënyrë të përshtatshme dhe trajtim të mëparshëm konservues janë të prezantuara eksponate origjinale të nishaneve nga varrezat.

Në emër të Qendrës nacionale për konservim, si dhe personalisht si drejtor, të shpreh falënderimet e mia të veçanta ndaj të gjithë atyre që më përkrahën dhe ndihmuan në këtë projekt sfidues dhe falemnderime edhe tek ata që me sabotuan dhe u përpoqen të më pengojnë pasi me motivuan akoma më shumë.