Drejtori paralajmëron shkarkimin e edukatores që derdhi kafe mbi fytyrën e të miturit

Shkup, edukatorja kujdestare ka derdhur kafe në fytyrën e fëmijës në një kopsht parashkollor
Shkup, edukatorja kujdestare ka derdhur kafe në fytyrën e fëmijës në një kopsht parashkollor
Fëmija ka marë plagë, gjegjësisht djegie të shkallës së parë në pjesën e syve.

Drejtori i kopshtit ku ka ndodhur rasti fatkeq, Joakim Dimullkov për Sitell deklaroi se i ka marrë të gjitha masat disciplinore dhe ka paralajmëruar se përgatitet shkarkimi i edukatores. Identiteti i edukatores ende nuk zbulohet.

Për shkak të lëndimeve të marra, prindëri dje e ka dërguar fëmijën për kontroll në Kirurgjinë e fëmijëve-Shkup.

Nk ndërkohë janë ndërmarrë masa për arsyet e këtij veprimi nëse ka ndodhur qëllimisht apo e kundërta, kurse Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e shqyrton rastin në fjalë.