Drejtori Zeneli pjesmarrës në Kolokviumin e 10-të Evropian në Berlin

Drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë Shaip Zeneli, sot merr pjesë në Kolokviumin e 10-të Evropian i cili mbahet në Berlin, Gjermani.

Konferenca fillon sot më 26 shtator të vitit 2016 në orën 10:00 dhe do të përfundojë më 27 shtator të vitit 2016.

Në këtë konferencë janë ftuar një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve pensionale të BE-së dhe përfaqësues të ambasadave.

Konferencierët nga institucionet pensionale të BE-së, shtetet e BEE-së dhe Zvicra do të kontribuojnë në program dhe do të ndajnë përvojat e institucioneve të tyre për përmirësimin dhe efikasitetin gjatë zbatimit të risive në sistemet pensionale.

Tema e ngjarjes këtë vit është:

Mobiliteti dhe migrimi i fuqisë punëtore dhe Ndikimi në Sistemet pensionale evropiane
• Migrimi i fuqisë punëtore dhe mobiliteti i punëtorëve (të siguruarit) – fakte dhe numra; korniza ligjore
• Ndikimi i mobilitetit të fuqisë punëtore për sistemet pensionale shtetërore në Evropë
• Pasojat nga rritja e migrimit të administratës