Drejtuesi i kompaninë Ecolog International Lazim Destani takim miqësore me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj në Düsseldorf

Lazim Destani – Drejtuesi i Bordit Mbikqyrës në kompaninë Ecolog International, priti dje Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një vizitë miqësore në Düsseldorf që u zhvillua në Gjermani, ku të pranishëm ishin edhe z. Gani Nuha zv. Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, z. Bekim Bytyqi anëtar i Unionit si dhe bashkëpuntorë të tjerë nga Gjermania dhe Kosova.

Në takim është diskutuar rreth projekteve dhe kapaciteteve në biznes, si dhe rreth situatës në Kosovë, e në veçanti shpalosën pikëpampjet për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit.

“Sot me shumë kënaqësi prita z. Ramush Hardinaj në një vizitë miqësore në Düsseldorf. Krahas prezantimit të projekteve dhe kapaciteteve të bizneseve tona, ne biseduam rreth situatës në Kosovë, e në veçanti shpalosëm pikëpampjet tona për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit”, thekson Destani, njofton Zhurnal.

Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj thekson se në takimin është bashkëbiseduam për shumë ide të përbashkëta për fuqizimin e Kosovës dhe ekspertizën e bashkëatdhetarëve, që është e domosdoshme për zhvillimin e Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë të qëndroj së bashku me shqiptarët e suksesshëm dhe atdhedashës në Dusseldorf të Gjermanisë. Bashkëbiseduam për shumë ide të përbashkëta për fuqizimin e Kosovës dhe ekspertizën e bashkëatdhetarëve, që është e domosdoshme për zhvillimin e Kosovës.

Takova, po ashtu, ndërmarrësin e suksesshëm, z. Lazim Destani, me të cilin ndamë pikëpamjet për zhvillimin ekonomik në trevat tona. Mirënjohje të posaçme për përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, z. Gani Nuha dhe z. Bekim Bytyçi, për angazhimin e tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve. Jam i përkushtuar që diaspora të ketë rol të fuqishëm në ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Zhurnal.