Drini i Zi dhe Ziadin Sela!

Flakran Bexheti

Ziadin Sela, pothuajse katër vite vazhdimisht ka bërë në ditë nga 149 kilomentra duke i takuar miqtë e tij, aktivistë partiak, herë nga Struga për në Dibër, nga Shkupi në Tetovë, nga Tetova në Gostivar, nga Tetova në Kumanovë, nga Struga në Tetovë njejtë sa gjatësia e Lumit Drin qe është 149 km.

Njejtë si Drini i Zi, që kalon drejt kufijve të Shqipërisë, Ziadini ka qenë i pranishëm më shumë se çdo lider tjeter në Shqipëri, duke u bërë një politikan i njohur dhe atje, duke sensibilizuar politikën zyrtare të Shqipërisë për të qenë me aktive në rolin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, për herë të parë u bë edhe tryeza e përbashkët e liderëve politik në Tiranën zyrtare, ku u hap një shpresë e unifikimit dhe fuqizimit të politikës shqiptare në Maqedoni.

Njejtë siç bashkohet Drini i Zi dhe Drini i Bardhë atje diku ka Kukësi i Shqipërisë, dhe me pas ky lum i bashkuar vazhdon për në Kosove, edhe Ziadini paralajmëroi bashkimin e Komunave Shqiptare për tu bërë ato Komuna një fuqi politike dhe ekonomike, duke e tejkaluar diskriminimin qe gjithmone pushtetet qendrore ia kanë bërë shqiptarëve.

Njejtë si Drini Zi që derdhet në dy liqene artificiale, ku nepermjet dy hidrocentraleve prodhohet rryme elektrike, edhe Ziadini i pranishëm kudo në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar Diber Likove, duke u ndaluar kudo duke regrutuar aktivistë politikan, duke ndriçuar shumë rrugë të ardhmërisë politike.

Pikërisht si Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, që bëhen bashkë dhe derdhen në Detin Adriatik, edhe Ziadini me nje orientim te pastër kombëtar, europian me percaktimin e tij politik, ka kontribuar për ti bërë bashkë shqiptarët dhe të njejtët për ti integruar në familjen e madhe europiane dhe në BE.

Pikërisht si Drini i Zi që burron në Shën Naum, një tokë shqiptare që dikur ky vend ju dha Ish Jugosllavisë qe sot është Maqedonia, edhe Ziadini lindi si politikan për ta mbrojtur një kauzë Shqiptare herë si kryetar komune, duke i sfiduar te gjithë dhe aq më shumë kundërkandidatin e tij Maqedonas.

Rrjedha e tij politike, e njejtë si ajo e Drinit të Zi, ku duhej bërë shumë ura, ku duhet ruajtur pastërtinë dhe kthjellësinë sic e ka Drini i Zi.

Drini in Zi, sot lëviz i qetë kudo në çdo tokë shqiptare, ky lum nuk njeh kufi, është pasyrimi më i vërtetë i një Shqipërie natyrale, me krenari ky lum i prek tokat shqiptare, Maqedonië perëndimore, Shqipërinë dhe Kosovën. Ky lum i bukur është simboli i qytetit të Strugës pikërisht i qytetit të Ziadin Selës, aty diku ku bëhën bashkë gegët dhe toskët e Strugës, aty ku ballistët dikur mbronin tokën shqiptare, nga aty ku ndjehet aroma e Shqipërisë.

Ziadinin nuk e ndali dot as nata e tmerrit të 27 Prillit, ai mbijetoj që të mbijetojnë shqiptarët e Maqedonisë, koncepti i tij dhe i pastërt politik është njejtë si rrjedha e Drinit të Zi, qetë ngadalë dhe sigurtë, drejt sfidave dhe shpresës për një të ardhme të sigurtë me plot Dije dhe Guxim.