Driton Kuka e jep një lajm të mirë për Majlinda Kelmendin: Kampionia është operuar me sukses (FOTO)

Majlinda Kelmendi e ka kaluar me sukses operimin e lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, me sukses ka operuar ligamentin kryqëzor, ka bërë të ditur trajneri i saj Driton Kuka, përcjell Gazeta Blic

Kuka lajmin e dha në llogarinë e tij në Facebook, ku u shpreh i lumtur me operimin dhe gjendjen e Majlindës.

Majinda e kishte pësuar këtë lëndim gjatë garave për Kupën e Botës në Budapest, ku ajo pësoi humbje.

Ky është shkrimi i plotë i Driton Kukës në Facebook:

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, shkruan Kuka në Facebook.