Droni filmon sulmin kamikaz që hedh ndërtesën në erë

Ky është momenti kur një kamikaz filmohet duke hedhur veten në erë bashkë me një makinë.

Videoja është filmuar me dron nga talebanët në Afganistan, të cilët me sa duket kanë përparuar për sa i përket përdorimit të teknologjisë. Sipas Reuters, videoja e sulmuesit vetëvrasës është filmuar në provincën e Helmandit këtë muaj.

Një zyrtar i qeverisë afgane tha se videoja është autentike. Përdorimi i videove të tilla nuk është i zakontë nga talebanët, ndryshe nga grupet e tjera terroriste në Irak dhe në Siri. Videoja që zgjat 23 minuta fillon me rrëfimin e kamikazit para një mjeti i quajtur “Humvee”, e dhënë nga forcat amerikane.

“Ky është momenti më i lumtur i jetës sime”, thotë kamikazi i veshur me një çallmë të zezë dhe një rroba të bardha.

Më pas, mjeti ushtarak filmohet deri pranë një komplekse për të shpërthyer duke shkaktuar një shtëllungë të madhe tymi në ajër që mbulon të gjithë ndërtesën.

Një zyrtar i qeverisë në Helmand tha se shefi i policisë dhe disa zyrtarë të tjerë u vranë gjatë sulmit më 3 tetor, kur militantët talebanë sulmuan në Nawa.

Zyrtari, i cili pranoi të mbetet anonim, tha se videoja që përshkruan sulmin duket të jetë autentike.