DUA LIPA “ARTISTJA MË E MIRË E RE” NË BRITANI

Dua Lipa ka korrur sonte edhe një sukses të madh në botën e muzikës. Ajo është shpallur Artistja më e mirë e re në ndarjen e çmimeve nga “VO5 NME Awards”.

Dua tha se është shumë e lumtur çmimin.

“Faleminderit shumë. Ju falënderoj të gjithëve që votuan për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj ekipin tim menaxhues, labelin tim, dhe të gjithë juve për punën e madhe, agjentin tim, familjen dhe miqtë. Faleminderit shumë NME për këtë, kjo është gjithçka për mua”, është shprehur ajo me rastin e marrjes së çmimit.

Ylli i “Be The One” gjithashtu është e nominuar për çmimin “Best British Female Artist”.