Dua Lipa e Rita Ora bëhen bashkë!

Që të dyja e nisën karrierën e tyre në Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Blic.Është fjala për yjet shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat pavarësisht se jetojnë në të njëjtin vend ato nuk është se kanë pasur ndonjë takim të përbashkët, ose të paktën deri më sot nuk është raportuar për të.“BBC Radio 1 Teen Awards”, që do të mbahet në Britani duket se do të jetë ngjarja e parë që do t’i bashkojë këtë dy këngëtare në ndarjen e çmimeve, shkruan Gazeta Blic.

Rita Ora por edhe Dua Lipa që të dyja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë mbrëmje, dhe janë shprehur të lumtura që do të marrin pjesë.

© dualipa – BBC Radio 1

© ritaora – BBC Radio 1
Është për t’u krenuar që në këtë eveniment ku marrin pjesë yjet më të mëdha të muzikës botërore do të jenë pjesë edhe dy shqiptare nga Kosova.