Dua Lipa flet për vështirësitë e të jetuarit vetëm

Edhe pse nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar, 21-vjeçarja thotë se ka mësuar shumë gjëra në jetë të cilat njerëzit mund t’i mësojnë vetëm gjatë studimeve apo më vonë.

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa thotë se të jetuarit pa prindër nga mosha 15-vjeçare e ka bërë atë më të pjekur.

Krijuesja e hitit “Be The One” u lind në Londër, por në moshën 11-vjeçare ishte kthyer në Kosovë, vendlindjen e prindërve.

Ajo katër vjet më pas vendosi të kthehej në Britani të Madhe me lejen e prindërve për të jetuar me një vajzë tjetër më të madhe nga Kosova.

“Ishte një vajzë më e madhe se unë nga Kosova që vinte në Londër në të njëjtën kohë dhe prindërit e mi i njihnin prindërit e saj, andaj i thanë a mund të jetoja me të. Ishte si një mbrojtëse”, ka thënë ajo, raporton NME.

Edhe pse nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar, 21-vjeçarja thotë se ka mësuar shumë gjëra në jetë të cilat njerëzit mund t’i mësojnë vetëm gjatë studimeve apo më vonë.

“Gatimi dhe pastrimi…ishin të vështira. Mendoj, duke e ditur se askush nuk do të pastronte ishte shumë e vështirë. Por këto gjëra më bënë të piqem më herët. Më ndihmoi të piqem më herët, dhe më bëri kjo që jam sot. Jam shumë falënderuese, por e mbaj mend se ishte vështirë. Nëna më vizitonte dhe kur hapte dollapin më pyeste ‘çfarë janë gjithë këto rroba?’. Isha ‘këto janë rrobat e papastra që s’i kam pastruar kurrë’”, ka shpjeguar më tej ajo.

Sponsored by Revcontent

MOS I HUMBISNI