Dua Lipa nominohet për dy çmime ndërkombëtare

Pasi rrëmbeu dy çmime në EBBA mbrëmë, Dua Lipa është nominuar edhe për dy çmime të tjera ndërkombëtare.

Nominimet kësaj radhe vinë nga revista prestigjioze britanike NME Magazine.

Dua është nominuar për në kategorinë Best British Female dhe Best New Artist.

Për në kategorinë Best British Female Dua ka përballë ka Adele, Charli XCX, MIA, Kate Tempest dhe PJ Harvey.

Por me lehtë për të pritet të jetë në kategorinë Best New Artist ku Dua do të përballet me: Blossoms, Zara Larsson, Sunflower Bean, Christine and The Queens, Anderson.