Dua Lipa po jeton ëndrrën (VIDEO)

Dua Lipa është njëra prej yjeve që u ngjit shpejt në skenën botërore. E lindur në Londër nga prindërit shqiptarë, para se të kthehej në Kosovë gjatë vitit 2008, Dua kishte një ëndërr që donte ta bënte realitet, shkruan Fact tv.

“Doja të isha në skenë, sesa të isha pjesë e audiencës”, ka thënë Dua Lipa në episodin e nëntë të AAA.

Fact TV shkruan se Dua në moshën 16-vjeçare u kthye në Londër dhe tek në vitin 2015 ajo shijoi fantazinë. Debutoi me këngën “New Love”, para se të realizonte edhe këngën tjetër “Be The One, transmeton Koha.net.

Me albumin e saj debutues që pritet të publikohet në muajin shkurt të vitit 2017, Dua Lipa pritet të ngjitet edhe më lart gjatë vitit të ardhshëm.