Dua Lipa sjell duet me këtë këngëtar të njohur

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, si duket nuk ka të ndalur.

Këtë vit ajo ka sjellur disa këngë bashkë me videoklipe, ndërsa është në përgatitje të albumit të saj të parë i cili do të publikohet në shkurt të vitit 2017.

Por Dua ka befasuar sot kur ka dhënë lajmin se këtë të premte do të sjell duetin me këngëtarin e njohur Sean Paul, transmeton “Magazina.al”

Kënga e titulluar “No Lie” do të jetë dueti i parë i këngëtares e cila nga mediat e huaja është cilësuar si “zbulim i vitit” në industrinë e muzikës botërore.