“Dua një miliarder nën 40 vjeç, të mos jetë i martuar dhe të mos ketë dashnore”

Bleona Qereti godet sërish. Në një intervistë për “mangobunch.com”, ajo ka folur për karrierën e saj muzikore, por edhe për jetën personale.

Një ndër pyetjet që i është bërë këngëtares lidhet me burrin e jetës së saj dhe kriteret që duhet të plotësojë ai. Ajo thotë se si duhet të jetë milioner, nën 40-vjeç dhe të mos jetë i martuar dhe mos të ketë dashnore.

“Dua një miliarder nën 40 vjeç, të mos jetë i martuar, të mos ketë dashnore, të bëj çfarë i them unë, mision i pamundur? Jo! Përfitimet? Ata kurrë nuk do të mërziten, kjo është e sigurt”, është shprehur Bleona.

E pyetur se cili është talenti i saj i fshehur, Bleona thotë se është një gjyqtare shumë e mirë e karakterit, i skanon njerëzit në vetëm një takim të shkurtër dhe krijon një ide se kush është ai person.

Ndërsa e pyetur më tej për çmendurinë më të madhe që ka bërë, këngëtarja thotë se ka ardhur në Shqipëri vetëm për një darkë dhe më pas është nisur sërish për në SHBA.

Ndërsa për dashurinë ajo është shprehur:

“Dashuria për mua është të zvarritem në tokë dhe të më pikojë zemra gjak nga dashuria e madhe që ndiej”.