Duartrokitet Zaevi nga kryesia e LSDM-së pasi BDI-ja e mbështeti (VIDEO)

Ka filluar me punë Komiteti qendror i LSDM-së në të cilën pritetqë lideri i saj Zoran Zaev të zgjidhet mandatar për formimin e Qeverisë së re

Me mbështetjen e BDI-së LSDM ka gjithsej 67 nënshkrime të deputetëve me të cilat duhet të marrë mandatin nga Gjorge Ivanovi dhe më pas do të fillojnë bisedimet me partitë shqiptare për shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, ndërsa BDI ka paralajmëruar se të hënën do të vendosë a do të jetë pjesë e Qeverisë apo do të japë mbështetje për Qeveri të pakicës.