Dueti i LSDM-së Zekiri-Ademi, do të flasin shqip në tubimet elektorale

epa04753225 Protestors wave Macedonian and Albanian flags during an anti-government protest in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 17 May 2015. Tens of thousands of people were expected to take to the streets of Macedonian capital Skopje to demand the resignation of conservative Prime Minister Nikola Gruevski in a rally organized by the opposition. EPA/GEORGI LICOVSKI

Një nga risitë e kësaj fushate elektorale do të jetë prania e gjuhës shqipe në tubimet elektorale të partisë më të madhe maqedonase, njofton e përditshmja “Dnevnik” – transmeton Zhurnal.

Në vendet ku popullsia shqiptare është shumicë ose në numër të konsiderueshëm, folësit do t’u drejtohen në gjuhën e tyre. Ky privilegj do t’u takojë Muhamed Zekirit dhe Edmond Ademit si dy shqiptarët më të eksponuar të partisë më të madhe opozitare.

Praktika e deritanishme ka qenë përdorimi në mënyrë strikte i gjuhës maqedone nga LSDM-ja, me përjashtim të fletushkave dhe ndonjë spoti publicitar në gjuhën shqipe. Por siç duket Zoran Zaev ka vendosur në mënyrë më agresive të luftojë për votat e shqiptarëve, ndërsa pritet të shihet nëse shqiptarët kandidatë për deputet a do të ndodhen në pozita që sigurojnë vend në parlamentin e ardhshëm.

Nëse LSDM arrin të tërheqë vota shqiptare kjo do të jetë edhe një dëshmi për dështimin e partive politike shqiptare në përfaqësimin e votuesve të tyre gjatë këtyre 25 viteve