Duken shumë të pasura, por a e dini sa e kanë rrogën motrat Vjollca?!

Duke parë jetën që ata reklamojnë në Instagram dhe Facebook, shoqëruar edhe me rrobat mjaft të shtrenjta padyshim që çdokush mund të mendojë se Luana dhe Marina Vjollca paguhen shumë në mediat ku ato punojnë.

Por në fakt nuk rezulton kështu. Bazuar në burimet e JOQ, paga mujore e Marina Vjollcës në median ku ajo punon është 500 mijë lekë të vjetra. Pagë normale krahasuar me jetën luksoze që ajo bën.

Ndërsa motra e saj, Luana siç duket ka peshë më të madhe në median ku punon dhe paguhet më shumë se e motra me një rrogë mujore prej 810 mijë lekësh të vjetra.

2 ditë më parëPagoi 7 milionë dollarë për t’i vrarë bashkëshorten, shokohet kur e sheh në ceremoninë e varrimit të saj (VIDEO)

Siç duket motrat Vjollca, të cilat na reklamojnë jetën e “grave të sheikëve”, vetë së bashku arrijnë të bëjnë vetëm 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj, një shifër shumë e vogël krahasuar me jetën që ato na kanë bërë të besojmë se bëjnë.

Por nuk duhet harruar se të dyja motrat janë të dashurat e dy personave shumë të pasur në Kosovë…