Dukesha e Kembrixhit në pritje të fëmijës së tretë

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë njoftuar se presin fëmijën e tyre të tretë.

Mbretëresha dhe anëtarët e të dy familjeve thuhet se janë të kënaqur me lajmin.

Lajmi është njoftuar nga Kensington Palace.

‘Lartësitë e tyre Mbretërore Duka dhe Dukesa e Kembrixhit janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Kembrixhit pret fëmijën e tyre të tretë’. thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Çifti mbretëror Kate dhe Willim janë prindër të dy fëmijëve George 4 vjeç, dhe Charlotte 2 vjeç.