Durrës, gjendet i vdekur një person në hotel

Një person është gjetur i vdekur në një hotel në zonën e Durrësit. Viktima është gjetur i pajetë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.

Më konkretisht rreth orës 22:30, në Shkallnur, në hotelin “Rexha”, në pronësi të shtetasit F.R., 54 vjeç banues në Shkallnur, është gjetur i vdekur në dhomë, 38-vjeçari A.S., banues në Dibër.

Mësohet se viktima po qëndronte prej disa ditësh në hotelin ku u gjet i pajetë.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se nuk ka shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e 38-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim.