Durrës, vetëvritet policja

 

Një efektive policie e re në moshë është gjetur në banesën e saj në Sukth e vetëvrarë me armën e shërbimit.
23-vjeçarja me iniciale P.Sh ishte punonjëse e Komisariatit të Policisë në Durrës, por që jetonte në Katund Sukth u gjet e vrarë në banesën e saj rreth orës 12:30.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.