DW: Besa do ta ulë numrin e ministrave të BDI-së, Aleanca një ministër

Përveç “pozitave bazë negociatore”, partitë nuk i zbulojnë preferencat e tyre për resorët në kabinetin e ri qeveritar, sepse ato nuk varen vetëm nga interesi i partive, por edhe nga harmonizimi me partitë tjera, shkruan Dojçe Vele.         Ky medium i vlerëson spekulime informacionet se BDI do të ketë 8 ministra.                         “Paralajmërimet e llojit ‘BDI shpreson të ketë 8 pozita, prej të cilave pesë ministra dhe tre zëvendëskryeministra’, tan për tani mbeten në sferën e spekulimeve., duke pasë parasysh se ato pozicione mund të ulen, nëse Lëvizja Besa krahas përkrahjes për shumicën me nënshkrime, vendos të marrë pjesë në qeveri”, shkruan DW.